Prokurori Naim Abazi deklaroi se sot është gjetur në veri të Kosovës, Banjskë edhe një sulmues i vdekur pas ngjarjes së të dielës kundër policisë. Ai u shpreh se gjatë kontrollit të pjesës se ku ka ndodhur ngjarja është gjetur edhe trupi i vdekur.

Abazi ka deklaruar se gjithashtu është gjetur edhe një makinë e cila po ekzaminohet nga ekipet përkatëse.

Numri i sulmuesve të vrarë ka shkuar në katër. Nga sulmet ndaj Policisë së Kosovës, ka mbetur i vdekur polici Afrim Bunjaku dhe janë plagosur tre policë.