Është mësuar identiteti i një prej serbëve, autor i dyshuar i sulmit terrorist në veri të Kosovës.

Bëhet fjalë për serbin që mbeti i plagosur dhe është duke marrë mjekim në QKUK, Prishtinë.

Emri i serbit që po mjekohet është Vladimir Toniq.

Naser Syla, drejtor i Emergjencës në QKUK tha se serbi është jashtë rrezikut për jetë.

“Në QKUK para gjysmë ore është sjellë një i plagosur i nacionalitetit serb, këtu i kemi kryer të gjitha ekzaminimet dhe gjendja tij për momentin është stabile, tash po pritet të fusim në sallë për trajtim të mëtutjeshëm”, deklaroi Syla.

Tre serbë u vranë, 6 u arrestuan dhe 1 po mjekohet nën arrest në spital, pas aksionit të policisë së Kosovës për goditjen e grupit terrorist që dyshohet se përbëhej nga 30 serbë dhe rusë.

Ata sulmuan sot në Veri të Kosovës pranë Leposaviqit, patrullën e policëve shqiptarë, duke vrarë një dhe plagosur një tjetër polic.

Më pas ata u ngujuan në manastirin e fshatit Banjskë, ku edhe u rrethuan nga forca të shumta të policisë.