Alaudin Hamiti, i cili do të jetë prezantues i “Big Brother VIP”, ishte së fundmi i ftuar në “Podcast Lifestyle” me Gonxhen ku mes të tjerash foli dhe për pjesëmarrësit e këtij reality show.

Hamiti u pyet nëse Ylli do të jetë pjesë e Big Brother Vip, pasi kështu është përfolur shumë në rrjet.

“Yll Limani është një prej atyre që e adhuron këtë format. Sa herë kemi fol me Yllin ka thënë nëse skisha pas koncerte nvend që kisha ardhë, isha hi po s’di a me lajnë shpija”, tha ai.