Më 18 shkurt është finalja e madhe e Big Brother Vip.

Vetëm edhe dy ditë na ndajnë nga nata e madhe e së premtës, ku pjesëmarrës janë katër finalist.

Finalistët Donaldi, Einxhel, Iliri e Beniada kanë vetëm edhe dy ditë brenda shtëpisë, për çmimin e madh plot 115 mijë euro.

Nata e së premtës pritet të jetë madhështore dhe me shumë surpriza.

E njëra nga kurreshtjet e të gjithëve është nëse Beatrixa do të marrë pjesë të premtën në spektaklin e BBV-së.

Mësohet se këngëtarja do të jetë e pranishme në spektakël për të pritur nëse i dashuri i saj do fitojë.