Monika Kryemadhi ka mohuar akuzën e çuar në SPAK nga avokati Idajet Beqiri, për 280 mijë euro shpenzime për trajtime estetike në një klinikë në San Marino.

Ajo pohoi se ka shkuar në klinika jashtë, por për të trajtuar probleme kardiake dhe kancerin në qafën e mitrës.

Ndërkohë që sipas Kryemadhit, edhe seskin të kishtë ndryshuar nuk do kushtonte aq.

“Edhe seksin të kisha ndërruar, nuk do kisha paguar aq”.