Procesi i numërimit të kutive ka nisur edhe për Bashkinë e Shkodrës.

Deri më tani, janë hapur 141 kuti votimi nga ku rezulton se më së shumti vota ka siguruar kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Bardh Spahia 12812 vota, ndjekur nga kandidatja e PS, Majlinda Angoni me 10827 vota dhe kandidati i PD, Xhelal Bushati me 4298 vota.

Vlen të theksohet se deri më tani, procesi i numërimit ka nisur në bashkitë e Lushnjës, Durrësit, Shkodrës dhe Dibrës.