Një lëkundje tërmeti ka tronditur Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të 7 marsit. Lëkundja me magnitudë 4.4 gradë të shkallës Rihter ishte me epiqendër në Elbasan. Më konkretisht nga të dhënat e publikuara, ka prekur fshatin Shalës.
Tërmeti rezulton të ketë qenë me thellësi vetëm 5 kilometra, gjë që ka bërë të ndihet në të gjithë qarkun. Deri më tani, nuk bëhet me dije nëse ka pasur dëme materiale dhe aq në njerëz. Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes apo Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM).