Kushërinjtë Fatmir dhe Fatjon Kurmekaj dënohen me burg për fermën e kanabisit në Angli

Dy djem shqiptar, të cilët janë kushërinj me njëri-tjetrin, janë dënuar me burg nga Gjykata e Lartë në Playmoth, pasi ishin arrestuar dhe akuzoheshin për dy ferma kanabisi.

Kushërinjtë Fatmir Kurmekaj (34 vjeç) nga High Wycombe dhe Fatjon Kurmekaj (36 vjeç) nga The Crescent, Plymouth, u dënuan për një sërë veprash, ku përfshihet edhe drejtimi i automjetit pa siguracion dhe leje drejtimi.

Teksa dënoi dy shqiptarët, gjykatësi Robert Linford tha se ata u ndaluan nga policia në autostradën A38, ndërsa po shkonin drejt Plymouth, më 26 gusht 2021, duke ngritur dyshime për shkak të qëndrimit të tyre për intinerarin që do të kryenin.

Oficerët gjatë kontrollit fizik iu gjetën disa çelësa, të cilët, pas hetimeve proaktive zbuluan dy prona në Mutley dhe në Keyham, të cilat ishin shndërruar në ferma ku prodhohej kanabis.

Në një seancë të mëparshme, akuza teksa lexonte faktet provoi para gjykatësit se në secilën nga të dyja pronat oficerët gjetën jo vetëm bimë kanabisi, por edhe dy emigrantë shqiptarë.

Kushërinjtë Fatmir dhe Fatjon Kurmekaj dënohen me burg për fermën e kanabisit në Angli
Kushërinjtë Fatmir dhe Fatjon Kurmekaj dënohen me burg për fermën e kanabisit në Angli

Ata u identifikuan si Teslim Muhmutag, i cili u dënua me 7 muaj burg dhe Adrian Kurmekaj, i cili u dënua me 30 muaj burg.

Gjatë një seance të mëparshme, prokurori i tha gjykatës se pjesët e një dyshemeje dhe tavani midis dy banesave ishin çmontuar për të lejuar që e gjithë shtëpia të shërbente për rritjen e bimëve, ndërsa një shkallë i lidhte të dyja pronat.

Gjithashtu, nga hetimi i tabulateve telefonike u arrit në përfundimin se dy kushërinjtë kishin qenë në kontakt të vazhdueshëm me njëri-tjetrin, si dhe me persona të tjerë të përfshirë në operacion.

Gjykatësi Linford konstatoi se fitimet nga aktiviteti kriminal mund të arrinin në dhjetëra mijëra paund. Ai vuri në dukje se të dhënat e telefonit celular treguan se ato ishin pika e kontaktit për njerëzit e përfshirë dhe për ata që blinin kanabis.

Gjyqtari Linford vuri në dukje se ndërsa Fatmiri nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm, Fatjoni ishte dënuar në 2015 me 30 muaj burg, pasi akuzohej për trafik kokaine dhe në 2017 me 16 muaj burg për trafik kanabisi.

Duke marrë parasysh shkallën e angazhimit të të dyve në aktivitetin kriminal, gjyqtari dënoi Fatmir dhe Fatjon Kurmekaj me nga 45 muaj burg secili.