Ditën e sotme, Vëllai i Madh i ka surprizuar banorët me letra higjienike në të gjithë shtëpinë, si në ambientet e brendshme ashtu edhe të jashtme.
Përmes një zarfi u ka shpjeguar banorëve se ata duhet të ecin nëpër shtëpi pa prekur dhe pa prishur letrën. Nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë në një vazo me gogla do të shkojnë të marrin një dënim. Në momentin që kryen dënimin, banori do vijojë sërish sfidën.
Luizi ishte i pari banor që theu rregullat dhe preku letrat higjienike, vetëm pak minuta pasi lexoi zarfin, i cili sqaronte qartë që person i cili prek apo shkëput letrën higjienike, do marrë një dënim.
Pasi u njoftua për thyerjen e rregullit, Luizi shkoi të hapë një gogël, brenda së cilës thuhej se ai duhet të zhytej në pishinë.
Luizi u shpreh se ai nuk hidhet dot për dy arsye, e para sepse është shumë ftohtë jashtë dhe e dyta, sepse ka bërë tatuazh dhe nuk duhet ta lagë atë me ujë.
Ai kërkoi të kryente një tjetër dënim. Pasi shkoi në dhomën e rrëfimit, Vëllai i Madh i dha mundësinë Luizit që të kryente një tjetër dënim.
Dënimi i dytë ishte mjaft interesant ku ai duhet të qëndrojë dorë për dore më një banor për një orë. Luizi zgjodhi që dënimin ta bëjë me partneren e tij, Kiara Tito.