Në foton e mëposhtme është luani i Ervis Martinajt, i cili është kthyer në kryefjalën e mediave ditët e fundit mbi zhdukjen e tij misterioze, për të cilin aludohet se është vrarë nga grupet rivale.

Fotoja e luanit është publikuar nga gazetari Artan Hoxha dhe sipas këtij të fundit, tek fotoja e mëposhtme luani ka qenë dy muajsh, ndërsa tani është bërë 10 muajsh.
Sipas Artan Hoxhës, mesazhi i para fundit i Ervis Martinajt me familjarët para se të zhdukej më 9 Gusht ka qenë pikërisht për t’u interesuar për luanin e tyij. Sipas gazetarit, mesazhi është dërguar në orën 17:00 të asaj dite.