Policia ka ndaluar një nga shtetasit çekë që fotografonin tunelin që të çonte në uzinën e Poliçanit.

Në foton e mëposhtme është momenti i ndalimit nga policia dhe Ushtria të një shtetasi çek që kishte hyrë pa leje dhe po bënte foto bashkë me një tjetër në tunelin që të çonte drejt uzinës së Poliçanit.

Më herët policia bëri të ditur se ka blinduar uzinën e Poliçanit e cila dikur shërbente për prodhimin e armëve dhe municioneve, pas ndalimit të katër të huajve nga Çekia që po fotografonin.

Bëhet fjalë për katër shtetas evropian, prej tyre dy burra dhe dy gra që kanë shkrepur foto në tunelin që të çon drejt uzinës së Poliçanit.

Dyshimet janë se ata kanë dëmtuar çelësin e tunelit që të çon drejt uzinës duke rritur dyshimet e policisë të cilët kanë bërë menjëherë shoqërimin e tyre drejt komisariatit.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm dhe është vënë re nga roja.

Aktualisht në Berat ka mbërritur Drejtori i Policisë së Beratit, Policia Ushtarake dhe dy furgona të FNSH.