
Eliza Hoxha prej kohësh është shkëputur nga muzika dhe është angazhuar në politikë, e kjo gjë e ka përballur me shumë paragjykime.
Në një status që ka postuar në “Facebook”, ajo ka lënë të kuptohet se ka marrë shumë komente ku është cilësuar si një figurë jo e denjë për politikën, dhe se ndjekësit e shohin më shumë te muzika.
Pavarësisht kritikave Eliza shprehet se ajo nuk ndikohet nga komentet.
“Shpesh, prej se kam hy në politikë, në paraqitjet e diskutimet e mia shoh plot njerëz që duke mos pas çka me thanë shprehen qysh duhna me marr mikrofonin e me k’nu se me demek s’je për këtë punë, duke mendu me më ofendu me diçka që unë e zotëroj, e dua dhe e bëjë, thjeshtë as nuk më lëndoni e as nuk më ofendoni.
Unë jam e lumtun që mundem me komuniku me të tjerët në forma të ndryshme dhe ndjehem e pasur dhe e përmbushur me këtë fakt. Andaj krejt juve që doni me minimizu angazhimin tim të ri përmes punës tjetër e shkathtësive tjera që i kam, thjeshtë po ju përshëndes me këtë kangë të bukur. Shnet!”, shkruan ajo.