Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në forumin e Paqes në Paris të thirrur nga presidenti francez Emmanuel Macron. Rama u shpreh se në kohën e pandemisë ndihma nuk erdhi nga BE por nga Kina, Rusia dhe Turqia, duke kërkuar mobilizim më të plotë në të ardhmen.

Ai u shpreh se Moska vazhdon të ketë ndikim potencial në Ballkan. Rama nënvizoi se Ballkani duhet të jetë i bashkuar.

“Në përpjekje për të kursyer kohë edhe për miqtë e tjerë të shquar këtu dua të kaloj në një temë tjetër që ka të bëjë me këtë temë. Por është e rëndësishme në këtë kohë kur ne reagojmë ndaj tragjedive të mëdha. Lidhet me idenë e komunitetit politik europian që u rihodh në tryezë nga Macron por nuk është diçka tërësisht e re. Është një ide me rrënjë në Francë. Kjo është për të thënë se kjo është e vetmja mënyrë për të pasur paqe. Projekti nuk shkoi shumë mirë por vazhdoi të ripërsëriste veten si vizion.

Më pas patëm Bashkimin Europian e me radhë. Kur ideja u rihodh sërish për diskutim nga mikpritësi ynë shumë vende menduan se ishin për t’i shpëtuar thirrjes për të zgjeruar Bashkimin Europian. Sa më shumë kohë kalon provohet se kjo është një ide e shkëlqyer. E pamë të shpalosej menjëherë pasi nisi lufta. Pasi përjetuam pandeminë që na dëshmoi që mungesa e kësaj ure lidhëse mund të krijojë distancë. Mund të shkaktojë tragjedi ndasish mes të pasurve dhe më të varfërve.