Një ish-kameriere ka zbuluar se si arriti që në moshën 19-vjeçare të blinte shtëpinë e saj të parë. Kjo gjë ndodhi pasi ajo la punën e saj dhe nisi duke shitur video seksi të saj.

Elsa Thora tani është 20 vjeçe dhe ka treguar se pagën e saj të mëparshme vjetore, e fiton në vetëm në një muaj, pasi hapi një llogari në “OnlyFans”.

Më parë, e reja fitonte 18 mijë paund në vit si kameriere. Ndërsa tani, ajo pretendon se mund të fitojë deri në 25 mijë paund në muaj në faqen e internetit të bazuar në abonime.

Elsa me origjinë nga Suedia, ka shtuar se ka arritur që të rrisë abonentët e saj duke postuar video qesharake në “TikTok”.

Fitimet marramendëse e kanë lejuar atë që të blejë një shtëpi prej 200 mijë paund në Yorkshire dhe ka si qëllim një rezidencë edhe në Londër.