Detaje të reja janë mësuar lidhur me laboratorin e kokainës të zbuluar në Qerekë të Krujës. Grupi që merrej me blerjen e drogës në vendet e Amerikës Latine, ishte “kujdesur” edhe për mënyrën sesi do të sillej droga në vendin tonë. “TopChannel” bën me dije se anëtarët e grupit kanë hapur një kompani për futjen e lëkurës së gjethëve në vendin tonë.

Pikërisht në lëkurë ishte ‘shkrirë’ edhe lënda narkotike që në laboratorë rikthehej në gjendjen e saj fillestare. Kompania, emri i të cilës nuk bëhet me dije, ishte regjistruar në emër të një shtetasi që nuk ka asnjë precedent të mëparshëm penal. Por detaje të tjera ende nuk dihen.

Në Qerekë grupi kishte ngritur ambientin për përpunimin e drogës punonin një kolumbian dhe 2 venezuelianë, 3 “ekspertët” që garantonin suksesin teknik të operacionit. “Ekspertët e huaj” kishin për detyrë që vetëm të shfrytëzuar aftësitë e tyre për të “konvertuar” drogën, ndërsa financuesit shqiptarë siguronin investimet, pajisjet dhe përbërësit kimikë. Pra të mos u mungonte asgjë që mund t’u shkaktonte ndonjë problem me drogën. /gazetajonë