![IMG_8696](https://gazetajone.com/wp-content/uploads/2025/01/IMG_8696.jpeg)
Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos është përkeqësuar. Lajmin e ka bërë me dije ekipi mjekësor i spitalit “Evangelismos”, atje ku ndodhet aktualisht 95-vjeçari.
“Situata aktuale e Fortlumturisë së Tij Kryepeshkopit të Shqipërisë z.Anastasi vlerësohet të jetë kritike,”-thuhet në njoftimin më të fundit nga spitali. Në këto kushte, 95-vjeçari po monitorohet nga afër nga ekipi mjekësor i spitalit, nën drejtimin e profesores së Pulmologjisë dhe Kujdesit Intensiv, Anastasia Kotanidou.
![Përkeqësohet shëndeti i Janullatos, spitali: Kryepeshkopi i](https://cdnimpuls.com/zeri.ai/media3/-900-0-1736100716x472721574-924259833128703-3224356774202275874-n-664.jpg)
Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos u shtrua në një spital të Tiranës për shkak të një virusi sezonal, por gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe më 3 janar u pa e nevojshme transferimi i tij në Athinë. Kështu, ai u dërgua në Greqi që të premten nga një mjet i Forcave Ajrore.
Transporti ajror u krye me një avion C-27 të Forcave Ajrore, ndërsa në krah të Kryepeshkopit ndodheshin një mjek dhe dy pjesëtarë nga ekipi i personelit të FA-ve. Avioni u ul në aeroportin ushtarak të Elefsinës në orën 19:34 të së enjtes mbrëma dhe menjëherë më pas Kryepeshkopi u transferua në njësinë e kujdesit intensiv. Por që nga ajo ditë, gjendja e tij nuk është përmirësuar, por është përkeqësuar. Aq sa sot, edhe kryeministri Kyriakos Mitsotakis shkoi që ta vizitonte në spital.