Nis me tensione protesta e opozitës. Kreu i PD-së Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta kanë marshuar nga selia e PD drejt bulevardit, teksa Berisha është qëlluar nga një person me grusht.
Teksa sot Tirana do të presë 27 liderë europianë për samitin e BE-Ballkani Perëndimor, opozita do të zhvillojë një protestë. Ndonëse shumë rrugë të kryeqytetit janë të bllokuara, opozita, nuk është tërhequr, duke i mëshuar me forcë protestës së saj, për të cilën kanë nënvizuar disa herë se do të jetë paqësore.