Këngëtari i njohur Irkenc Hyka do të bëhet baba për herë të parë. Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë ai, me anë të një postimi në rrjete sociale.

Irkenci feston ditëlindjen dhe në ditën e tij të veçantë ai ka publikuar një foto me partneren e tij, e cila shfaqet me barkun e rrumbullakosur.

“Në këtë ditëlindje nuk mund t’i lutesha Zotit për më shumë se ju të dy”, ka shkruar këngëtari.