Ky është Visar Meshi është 35-vjeçari i cili humbi jetën pasi u përfshi në një aksident në orët e para të mëngjesit në autostradën Tiranë-Durrës.

I riu, baba i dy fëmijëve, banues në Durrës, ishte sipërmarrës, miqtë e tij, janë shokuar nga lajmi tronditës.

Mesazhet rrëqethëse:

‘Visar, na i theve zemrat e na trishtove,te gjitha do i pranoja por jo te shkruaj mesazh lamtumire per ty.’

'Lamtumirë o njeri i mirë'/ Ky është viktima e

‘Nuk gjej dot fjalë për humbjen tënde Visar Meshi, komshi, shok dhe patriot i mirë. Tronditës ky lajm që mora sot për ty! Nuk dua ta pranoj por e vërteta e vdekjes qenka e pamëshirëshme dhe apsolute. Lamtumirë o njeri i mirë që na ike shumë shpejt’.

'Lamtumirë o njeri i mirë'/ Ky është viktima e

Akoma më e trishtë është fakti se i riu, festoi ditëlindjen pak ditë më parë, më 5 Qershor. Aksidenti me pasojë vdekjen ndodhi orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Tiranë-Durrës