Einxhel Shkira dhe Dj Dagz, janë një ndër çiftet që dolën nga “Big Brother VIP” dhe vijojnë ta ruajnë marrëdhënien e tyre, tashmë më të fortë se kurrë.
Së fundmi, ata kanë zbuluar edhe gjininë e bebit dhe ndanë me publikun lajmin e bukur, që ata po presin një djalë.
Por pas festës për zbulimin e gjinisë, Einxhel u përball me një të papritur. Në “Instastory”-n e saj ajo ka publikuar një foto ku tregon një vazo lulesh të thyer.
“Larg syri i keq”, ka shkruar moderatorja.