Moderatorja e njohur Ilda Bejleri do të bëhet nënë dhe është në pritje të një vajze.

Moderatorja është shkëputur nga ekrani, duke u fokusuar kështu te kjo fazë në jetën e saj. Ndonëse është munduar që këtë lajm ta mbajë sa më sekret nga publiku, në rrjetet sociale është vënë re se në fotot e fundit, ajo shfaqet me barkun e rrumbullakosur. Burime pranë saj na kanë bërë me dije se Ilda dhe partneri i saj janë në pritje të një vajze, që do të vijë në jetë pas rreth 4 muajsh.

Aktualisht Ilda po vijon aktivitetin e saj normal në biznes, por edhe në jetën e saj duke shijuar edhe shtatzënësisë e saj. Nga ajo që kemi mundur të mësojmë si Ilda dhe partneri i saj mezi po presin mbërritjen e vogëlushes së tyre, për të plotësuar kështu familjen.