Origjina e Krishtlindjes, përtej shpirtit festiv e ka bazën tek tradita. Një nga simbolet kryesore të saj është bredhi, që si traditë, vendoset në 6 dhjetor, por a e keni pyetur ndonjëherë veten pse vendosim një pemë Krishtlindjesh?

Çdo dimër, familjet në të gjithë botën zbukurojnë një pemë, për t’a quajtur vigjiljen e festave zyrtarisht të hapur. Ajo zbukurohet me drita nga më të ndryshmet, zbukurime si topa me ngjyra, yje, e të tjera. Dhe bredhi është nëpër botë një simbol i Krishtlindjes.

Rikujtojmë se, organizatorët e një projekti në Portugali kanë thyer një rekord botëror Guinness pasi pema e tyre e Krishtlindjeve me grep arriti më shumë se 55 metra e gjatë. Një grup banorësh në Loures, Lisbonë, thanë se projekti filloi si një aktivitet për të ofruar aktivitete sociale për banorët e moshuar pas dy vitesh mbylljeje pandemike, por projekti shpejt u rrit për të përfshirë 70 njerëz nga mosha 11 deri në 88-vjeç.