Në gjysmëfinalen e “Dancing With the Stars” Elhaida Dani zbuloi se ka nisur një histori dashurie me balerinin e saj, Ledianin. Dyshja shkëmbyen një puthje pasionante në skenë gjatë kërcimit.

Që nga ai moment duket se i gjithë rrjeti është kthyer kundër tyre. Kjo pasi ndjekësit sollën në vëmendje se Lediani ka patur një unazë në gisht në fillimet e programit. Ai ishte që prej 7 vitesh i lidhur/ i fejuar me një bjonde bukuroshe të quajtur Ditjona Bora.

Së fundmi ka “reaguar” dhe vajza në fjalë. Ajo ka publikuar në rrjete sociale disa foto ku duket se po shijon jetën e saj, e paprekur nga lajmet që qarkullojnë lart e poshtë.