Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla dhe ish-zyrtarët e tjerë të kësaj bashkie do të qëndrojnë në burg. Ata kishin apeluar vendimin e Shkallës së Parë dhe kërkonin në Apel që të jepej një masë më e butë sigurie, por kjo nuk është pranuar.

Vetë Lefter Alla e ka marrë lajmin në ambientet e spitalit të burgut, ku është transferuar pas problemeve shëndetësore. Megjithatë, togat e zeza të Apelit të Posaçëm nuk i kanë marrë parasysh pretendimet dhe kanë lënë në fuqi vendimet e dhëna më parë për të akuzuarit.

Nga hetimi i SPAK ka rezultuar se për shtetasi Lefter Alla, në bashkëpunim me nënkryetaren e Bashkisë dhe punonjësit e tjerë, si specialistë të prokurorimeve, anëtarët e KVO, kanë favorizuar kompanitë “Egland Sh.p.k” dhe “BE-IS” Sh.p.k për marrjen e një tenderi me vlerë 322.439.000 lekë të reja, për ndërtimin e ujësjellësit të rrjetit të KUZ, Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë.

Funksionarët e Bashkisë kanë krijuar avantazhe për dy subjektet e mësipërme gjatë procedurës së prokurimit. Në të njëjtë kohë nga hetimi i SPAK ka dyshime të arsyeshme të bazuara, se punimet janë kryer nga OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë.

Pra, Lefter Alla dhe vartësit e tij favorizuan kompanitë “Egland Sh.p.k” dhe “BE-IS” Sh.p.k që të fitonin tenderin miliona lekë, dhe punimet në fund i kreu kompania 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit  të Bashkisë.