Deputetja e PS Blerina Gjylameti, ka argumentuar në studion e “Opinion” disa nga arsyet sipas të cilave favorizojnë legalizimin e kanabisit mjekësor në vend. Ndërsa solli edhe shembullin e Greqisë, deputetja tha se në Shqipëri ne kemi një klimë që favorizon prodhimin.
“Për sa kohë diskutohen në Europë një gjenerim prej 58 miliardë dollarësh përafërsisht pas 6 viteve, nëse në shohim që Greqia po e përdor, të njëjtën gjë mund të ketë edhe Shqipëria. Ajo që ne duam është që ne të krijojmë kuadrin ligjor për ta bërë të mundur. Më pas është industria ajo që do të merret me gjetjen e tregut apo për të qenë përpunues. Në 20 vite numri i vendeve që e ka legalizuar është rritur në shifra marramendëse. Përsa kohë kemi avantazh konkurrues për shkak të kushteve klimaterike, përse duhet të mos e lejojmë”, tha Gjylameti.