Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se mund të shkohet drejt legalizimit të përdorimit vetjak të kanabisit.

Kjo do të bëhet pas pyetjes së shqiptarëve përmes procesit të këshillimit kombëtar që pritet të realizohet së shpejti.

Rama kujtoi se miratimin për legalizimin e kanabisit per qellime mjekesore, e mori nga shqiptaret ne keshillimin e pare kombetar.

Edi Rama: Ju kujtoj që për legalizimin e kanabisit mjekësor e kemi konsultuar me shqiptarët dhe në këshillimin kombëtar kanë marrë pjesë gati gjysmë milionë shqiptarë që kanë thënë po, do bëhet.

Në këshillimin e ardhshëm do i pyesim edhe nese doni të legalizohet dhe përdorimi rekreativ i kanabisit apo jo, do i pyesim, pra për përdorimin personal.

Apo do vijojë të jetë krim që dënohet dhe që çon fatkeqësisht shumë të rinj në burg. Nëse do thonë po do e bëjmë edhe atë, se kemi një dilemë për këtë gjë.

Po të më pyesni mua tani, e po t’u hap mendjen e zemrën do shikoni që jam i dyzuar në këtë pikë. Dhe në diskutimet e brendshme ka pro e kundër, ndaj është këshillimi kombëtar.