Nga Irena Beqiraj

Bilanci fiskal I qeverisë tregon se nëntëmujori u mbyll me një sufiçit prej gati 700 milionë eurosh, ku sipas të dhënave, zëri që nuk ka ecur sipas parashikimeve janë investimet , Deri në shtator , qeveria ka ekzekutuar mesatarisht 50 milion euro në muaj investime , ky rritem e bën të pamundur ekzekutimin e 700 milione euro investime në 3 muaj .

Thënë këtë me shumë gjasa qeveria po përgatit aktin normativ nr 4 ku do të vendosë që lekët që nuk ishte e aftë ti investonte të shpërndahen tek pensionistët . Suficiti prej 700 milionë tregon se bonusi i vitit të ri të pensionistëve do të ketë brenda ” gjelin bakllavanë edhe ndonjë frut ”

Disa pensionistë mund të kënaqen sepse nuk do te kenë nevoje qëdikush tjetër të mendojë për festën e tyre modeste të fundvitit , sikurse lypsi lumturohet kur në kroskotin e makinës së bamirësit u gjenden 200 lek në vend të 50 ,

Por ngado që ta kthesh e ta rrotullosh , e sido që të përpiqesh ta justifikosh , bonusi i pensionisteve edhe niveli i tij nuk eshte politika që kanë nevojë për persionistët për një jetë minimale por të denjë .
E para bonusi nuk ofron mbështetje të vazhdueshme e cila pensionistit I duhet në cdo muaj të vitit , mbështetje e cila arrihet vetem me rritje te pensioneve mujore .

Edhe e dyta niveli I bonusit varet gjithmonë nga cfarë ka mbetur ne arkat e qeverise edhe jo nga përgjegjesia që ne duhet marrin ndaj moshës së tretë

E treta deklaratat e qeverisë ku nëndeklarimi I pagave paraqitet si faktori kryesor I mos rritjes se pensionëve , tregojnë se qeveria nuk e ka vendosur ta trajtojë me seriozitet këtë cështje .

Dy argumente te thjeshta që rrezojnë pretendimet e qeverisë jane 1) Nga 650 mijë të punësuar me pagë 183 mijë janë i përkasin sektorit publik ku deklarimi bëhet i plotë. Edhe sikur të supozonim se të gjithë 467 mijë punonjësit e e sektorit privat nëndeklarojne pagat eshtë e pamundur qe mungesa ne sigurimet shoqërore te jetë 500 milionë euro, sa pretendon qeveria . Kjo shifër do të realizohej nësë për cdonjërin nga 467 mijë te punësuar nëndeklarimi te ishte 330 euro në muaj .
Një argument të dytë na I ofron eksperienca . Edhe pse paga mesatare e deklaruar eshtë rritur pensionet nuk janë rritur ( grafiku I Monitor) .

E pra deri sa te kemi një qeveri që nuk fshihet pas gishtit , por adreson shkaqet e vërteta të problemit , prindërit tanë janë te dënuar të trajtohen vetëm me lemoshë.