
Instagrami i Luiz Ejllit ka krijuar një sërë debatesh në lidhje me faktin se kush e menaxhon, në fillim nga shoqja e tij Gena, më pas nga e motra e në fund me kërkesën e Top Channel për menaxhimin e tij, gjë që çoi deri në mbylljen e profilit.
Ka qenë Kiara ajo e cila pak ditë më parë ka hapur një profil të ri, të cilin në Fun Club-in e sotëm, ka deklaruar se do ta ketë në menaxhim deri në momentin që Luizi do të dalë nga shtëpia e BBVA të shtunën.
Ajo ka zbuluar edhe detaje në lidhje me mesazhet që vijnë në këtë profil, për njeriun e saj të zemrës.
“Vijnë shumë mesazhe nga e gjithë bota, ka edhe vajza që thonë çfarë e do atë Kiarën atë shtrigën më merr mua”, tha Kiara.