
Mbrëmjen e djeshme një 44-vjeçar nga Tirana ka shkuar në një pallat në ndërtim e sipër në bulevardin “Bajram Curri”, dhe është hedhur nga kati i 15-të i kësaj ndërtese dhe ka rënë në katin e 10-të.
Fatkeqësisht si pasojë 44-vjeçari ka humbur jetën, duke ngelur i vdekur në vend. Por një anëtarë i ‘Lëvizjes Bashkë’, Xhuliano Bregasi ka ngritur pikëpyetje për ngjarjen e rëndë.
Sipas Bregasit 44-vjeçari në mes të natës paska shkuar dhe qënka vetëvrarë te kulla e Kastratit në Rrugë të Elbasanit. Ai ka ngritur disa pyetje për këtë ngjarje të rëndë: Kulla e Kastratit paska qenë vendi më i afërt dhe më lehtë i aksesueshëm për t’u vetëvrarë?!
Si është e mundur që të futesh kaq lehtë në një kantier ndërtimi ku nuk hyjnë dot as mizat? Kush do mbajë përgjegjësi për këtë mungesë sigurie: rojet, kompania e ruajtes së objetit, kompania e ndërtimit?! Apo askushi?!
Postimi i aktivistit të ‘Lëvizjes Bashkë‘:
Një qytetar në depresion, banues në Rrugës e Kavajës, në mes të natës paska shkuar dhe qënka vetëvrarë te kulla e Kastratit në Rrugë të Elbasanit. Kështu thotë Policia e Shtetit. Me deklaratë zyrtare.
Kulla e Kastratit paska qenë vendi më i afërt dhe më lehtë i aksesueshëm për t’u vetëvrarë?!
Si është e mundur që të futesh kaq lehtë në një kantier ndërtimi ku nuk hyjnë dot as mizat?
Kush do mbajë përgjegjësi për këtë mungesë sigurie: rojet, kompania e ruajtes së objetit, kompania e ndërtimit?! Apo askushi?!
Sa pak vlen jeta dhe sa e lehtë është mjegullnaja për vdekjen në këtë vend…
Njoftimi i policisë së Tiranës:
Më datë 27.05.2023, shtetasi E. T., 44 vjeç, banues në rrugën “Mujo Ulqinaku”, ka shkuar në një pallat në ndërtim e sipër, në bulevardin “Bajram Curri”, dhe dyshohet se në kushte depresioni, është vetëhedhur nga kati i 15-të i kësaj ndërtese dhe ka rënë në katin e 10-të.
Si pasojë 44-vjeçari ka humbur jetën., grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkakut të vetëhedhjes së 44-vjeçarit nga lartësia./VoxNews
Foto të kullës ‘DownTown‘ të Shefqet Kastratit në bulevardin “Bajram Curri”:
