Një 22-vjeçar nga Shkodra, i identifikuar si Gentian Bajrami, është gjetur në gjendje të rëndë për jetën mëngjesin e sotëm, në vendin e njohur si “Panorma në Lezhë”, në anë të rrugës.
22-vjeçari me fraktura në kokë është marrë nga autoambulanca dhe pasi mori ndihmën e parë në spitalin e Lezhës është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Ende nuk dihen rrethanat e këtij rasti, ndërsa policia ka nisur verifikimet.
Dyshimet janë se i riu nga Shkodra mund të jetë dhunuar nga persona ende të paidentifikuar dhe është lënë pa ndjenja pranë rreth rrotullimit në Lezhë.