
Vetëm pak ditë pasi Robert Berisha konfirmoi se është në një lidhje, është vënë re një lëvizje nga ana e tij dhe e Nora Istrefit në rrjete sociale. Ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram. Nuk mund të thuhet me siguri se fshirja nga Instagrami lidhet me zyrtarizimin e lidhjes.
Mirëpo, nuk është dhe koeicidencë që kjo vjen pak ditë pasi Roberti pranoi publikisht se është i dashuruar. Pas ndarjes, Roberti dhe Nora kishin treguar se mbanin një raport të mirë për hir të vajzës së tyre dhe madje e kanë përkrahur njëri-tjetrin me projektet e reja muzikore.
Kujtojmë që Roberti pranoi se vajza që i ka rrëmbyer zemrën quhet Laureta.