
Një foshnjë e lindur brenda një Boeing 737 Jet Airway ka marrë bileta falas për jetën! Foshnja lindi në një fluturim që u nis nga Arabia Saudite, drejtuar për në Indi, më 18 qershor.
Pilotët devijuan fluturimin për në Mumbai kur një gruaje shtatzënë i filluan dhimbjet e lindjes. Fatmirësisht në avion ka qenë një infermiere dhe së bashku me stjuardesat, të trajnuara për raste të tilla, kanë ndihmuar gruan të sjellë në jetë fëmijën e saj.
Linja ajrore e bëri këtë njoftim edhe në Twitter, në të cilin mirëpriti foshnjën dhe falënderoi ekuipazhin e kabinës për ndihmën e tyre të vlefshme.