
Është liruar nga burgu ish deputeti i PS Alqi Bllako, i akuzuar për aferën e inceneratorëve. Gjykata ka dhënë ndaj tij masën e arrestit në shtëpi.
Bllako u arrestua më 1 Prill të vitit 2021 me urdhër të SPAK, pasi dyshohet si i përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit.
Bllako nga qelia e burgut kërkoi disa herë ndryshimin e masës, pasi pretendon se nuk ekzistojnë kushtet ligjore për një masë sigurie ekstreme si ajo e ‘arrestit me burg’.
Ish-deputeti socialist u akuzua si i përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit dhe akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre dhe korrupsion.