Sot është një ditë e veçantë për Rudina Dembacajn pasi bashkëshorti i saj Mark Frroku feston ditëlindjen e tij.

Aktorja e humorit ka postuar foto me ish-deputetin ku e uron me fjalët më të ëmbla.

“Edhe 100 dashuria ime! Te dua! Rastësisht jemi veshur njësoj sot”- shkroi Rudina krahas postimit.

Në sektorin e komenteve pati dhe urime të shumta për partnerin e aktores, mirëpo ajo çka i kishte rënë në sy Dembacajt ishte komenti thumbues i një ndjekësi i cili shkruante:

“Edhe 100 dashuria ime i thoje dhe mekanikut ti”– tha ai, duke iu referuar ish-partnerit të aktores. Sic ndodh shpesh herë Rudina nuk ia përton t’i kthehet komenteve të tilla dhe ajo e ka ironizuar ndjekësin duke iu përgjigjur:

“Nuk e di vëlla, smbaj mend asgjë që kam kaluar. Më ka lënë keq fare Covidi. Di që Markun e dua shumë”.

Kujtojmë se marrëdhënia e Rudinës dhe ish-deputetit u gjykua shumë fillimisht, madje aktorja u akuzua se arsyeja që u nda nga ish-partneri ishte Marku. Kjo gjë nuk ndikoi aspak në raportin mes aktores dhe bashkëshorit të saj pasi ajo nuk ngurron asnjëherë të shprehë publikisht dashurinë e madhe që ndjen për të.