Sapo ka startuar sezoni i ri i spektaklit “Dance With Me” nën drejtimin e moderatores Alketa Vejsiu.
Në nisje të emisionit, Alketa Vejsiu ka prezantuar një nga anëtarët e jurisë, aktorin Ermal Mamaqi.
Mamaqi i ka kujtuar Alketës se vite më parë ka qenë komshi, duke qenë se ai ka drejtuar emision “Xing me Ermalin” në Tv Klan.
Moderatorja i ka bërë me dije se tashmë komshie kanë moderatoren Luana Vjollca, e cila së shpejti do të rkthehet në ekran, këtë herë në Tv Klan, ndërsa nuk kanë kursyer as notat e humorit.
“Mundem unë të pres që nga Luana Vjollca të kem farë kosi tek dera kur ta kërkoj?”, ka thënë Alketa.
Biseda mes Alketa Vejsiut dhe Ermal Mamaqit
Alketa Vejsiu: Do të kemi një kasë fantastik, por ata që nuk do të ndryshojnë asnjëherë sepse VIP-at natë për natë do të eliminohen, do të jenë 3 bashkëudhëtarët e mij më të rëndësishëm, do të jenë 3 anëtarët e jurisë. I pari është komshiu im, për të cilin më ka marrë shumë malli. Bën shumë gjëra ai, është producent, këngëtar, aktor, sipërmarrës i suksesshëm, aktor, së fundmi dhe mentori, komshi i dashur:
Ermal Mamaqi: Mirë se kthehesh.
Alketa Vejsiu: Komshi, të kanë zënë vendin komshi.
Emal Mamaqi: Jo, jo. Unë jam i lumtur që jam këtu tek ish-skena ime e vogël, por e rëndësishme është që kjo skena këtu është akoma këtu dhe është një lumturi e madhe që të jem me këtë publik që… Jo nuk u preka, bëra shaka.
Alketa Vejsiu: Mundem unë të pres që nga Luana Vjollca të kem farë kosi tek dera kur ta kërkoj?
Ermal Mamaqi: Më fal se dua të sqaroj diçka. 2 këtu në skena janë ankuar ndonjëherë për mua që isha këtu komshi dikur me Xing me Ermalin. Tani do shihni.
Alketa Vejsiu: Nuk ka komshi si ty. (Qesh)
Ermal Mamaqi: Tani do të më kërkoni. (Qesh)
Alketa Vejsiu: Nuk ka komshi si Ermal Mamaqi.
Ermal Mamaqi: Do të kënaqemi. Luana Vjollca suksese! Zbarko Luana Vjollca me stafin e ri të produksionit me një nga formatet e reja në Televizionin Klan. Bëjmë shaka gjithmonë.