Moderatorja Luana Vjollca tregoi për “Ëndërrtjerrësit” se si e filloi karrierën e saj në “Fiks Fare”. Ajo tregoi se ka nisur gjithçka në një audicion për “Fiks fare”. Në rrëfimin e saj, Luana rrëfen se në momentin kur doli para jurisë iu kërkua të prezantonte dhe të kërcente. Por shtoi se kërkonte më pas të kishte kohën e saj televizive duke bërë batuta me prezantuesit.

Velina e kishte për detyrë të ngrihej të kërcente të ulej, të llastohej. Ndërkohë unë? Sa herë fillonte fliste Saimiri filloja të flisja unë llapa llapa llapa,”- u shpreh Luana.

Dhe çfarë ndodhi? Në sezonin e dytë produksioni morën një vendim ndryshe nga sezonet e mëparëshme, për herë të parë u vendosën mikrofona për velinat, kjo pasi Luana kërkonte të fliste dhe të ishte pjesë aktive e emisionit.