Moderatorja e njohur Dojna Mema, më 8 mars dha lajmin e ëmbël se do të bëhet nënë për herë të parë. Pak ditë më vonë zbuloi edhe gjininë e bebushit. Ajo dhe këngëtari Vlashent Sata do të bëhen prindër të një djali. Ditën e sotme Dojna përmes një pyetësori në “Instagram” iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj.

“Një djalë në familje, si ndiheni? Jeni dy motra, mami, pa vëlla.”
“Mami dhe motra që kur e morën vesh për shtatzëninë, luteshin të ishte djalë. Ka munguar një çun në familje dhe babi e donte shumë. Ndërsa për mua është sfidë e madhe sepse nuk kam parë nga afër si është të rrisësh një djalë në familje.”- përgjigjet Dojna.

Nuk duroj dot aromën e qepës, pulës dhe vezës. Për të tjerat jam në rregull. Kam neps dhe për brumëra dhe fruta.”- tregon moderatorja përsa i përket ndjeshmërisë së aromave në këtë periudhë. Ndërsa përsa i përket emrit, Dojna tha se do ta vendosin kur ta kenë djalin në duar.