
“Lubia” e tenderave Brunilda Mersini përfundon në “gjyq”, i përhershmi i mbetjeve Elvis Miri “nxjerr shpatën”
Sipas një thënieje të lashtë, kaçakët bashkohën për të vjedhur, por theren me njeri-tjetrin kur është për të ndarë. Duket se kjo po ndodh edhe për tenderët që po zhvillohen sëfundmi në sektorin e Shëndësisë.
Gazeta Jonë ka siguruar disa dokumente sipas të cilave Drejtoresha e Spitalit të Vlorës, Brunilda Mersini, ka përfunduar në Komisionin e Prokurimit Publik për shkak të një tenderi mbi evadimin e mbetjeve spitalore. Mersini është “kallëzuar” në KPP nga i përhershmi i këtyre tenderave, Elvis Miri, pronari i V.A.L.E. RECYCLING, i cili duket se kësaj radhe nuk qënka përzgjedhur dhe ka vendosur t’i nxjerrë ujin e zi drejtoreshës Mersini.

Gara për këtë tender është hapur nga Spitali Rajonal Vlorë më datë 18 janar 2024 dhe parashikohet që të mbyllet më datë 2 shkurt me shpalljen e fituesit.
Janë vënë në dispozicion 175 milionë lekë dhe përcaktohet se fituesi do të gëzojë këtë kontratë për 2 vite rresht.
Pastrimin e mbetjeve spitalore është parë si një biznes drejtoresha e Spitalit Vlorë, Brunilda Mersini. Në shumë raste janë bërë denoncime mbi prokurimet, ndërsa shërbimi ka munguar duke i lënë mbetjet e rrezikshme në ambientet e spitalit rajonal.
Denoncimi i fundit është bërë më datë 24 janar 2024 nga firma V.A.L.E. RECYCLING, me pronar Elvis Mirin i njohur për pjesëmarrje në tenderat e spitaleve. Këtë herë duket se Miri nuk qenka përzgjedhur dhe ka vendosur t’i nxjerrë lakrat tenderit të Spitalit Vlorë me objekt “Evadim i mbetjeve të rrezikshme spitalore”.
Gara për këtë tender është hapur nga Spitali Rajonal Vlorë më datë 18 janar 2024 dhe parashikohet që të mbyllet më datë 2 shkurt me shpalljen e fituesit.
Janë vënë në dispozicion 175 milionë lekë dhe përcaktohet se fituesi do të gëzojë këtë kontratë për 2 vite rresht.
Miri me sa duket ka bërë llogaritë dhe ka kuptuar se nuk e fiton dot dhe kështu e ka çuar drejtoreshën Mersini në KPP, e cila është e famshme sa i përket procedurave të tenderëve edhe me kompani të tjera, të denoncuara nga Gazeta Jonë.
Pronari i V.A.L.E. RECYCLING pretendon se Spitali Vlorë ka manipuluar tenderin. Konkretisht është bërë modifikim i kushteve të tenderit, duke sjellë diskriminimin dhe krijuar hapësira për abuzim.
Gazeta Jonë do të ndjekë zhvillimin e këtij tenderi si edhe tënderë të tjerë ku janë përfshirë Miri i famshëm si edhe drejtoresha Mersini dhe do të raportojë në vijim për to. /Gazeta Jonë