Teksa Rama po përgatitet për ndryshimin e kabinetit të tij, në portalet pranë qeverisë vijon lufta me minsitrave dhe personazheve pranë maxhorancës ndaj njeri-tjetrit. Beteja mes Erion Veliajt, Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos nga njëra anë dhe Arben Ahmetajt nga ana tjetër nuk është e vetmja në maxhorancë. Shumë beteja të tjera janë duke u zhvilluar aty, gjë për të cilën kanë deklaruar edhe analistë pranë qeverisë në media.
Sëfundmi, teksa Rama është gati të ndryshojë kabinetin, në media ka nisur lufta dhe sulmet e përqëndruara ndaj ministrave të caktuar.
Kështu për shembull, në portalet shumë pranë qeverisë është sponsorizuar sot një lajm për shkarkimin e Mirela Kumbaros dhe emërimin në vend të saj të Auron Tares, një personazh pranë qeverisë, por edhe i akuzuar publikisht nga kreu i Autoritetit Portual Durrës, Paulin Ndreu për cënim të interesave të vendit pas debateve të ndërsjellta dy vite më parë.
Tare është pronar i një kompanie shërbimesh dhe furnizimi për jahtet përmes të shoqes, dhe largimi i një jahti e nxehu keq atë duke e bërë që të shpërthente në akuza ndaj Ndreut, i cili iu kundërpërgjigj.
Nuk dihet ende nëse është Auron Tare ai që po sponsorizon lajmet kundër Mirela Kumbaros, por njihet botërisht lidhja e tij me median që po sponsorizon lajme të tilla.
Jo se Kumbaro nuk Meriton shkarkimin, qoftë edhe vetëm për abuzimin me Parkun e Butrintit, por lufta për pushtet brenda maxhorancës është bërë aq e lexueshme sa që letrat janë hapur dhe kush ka “sy të shikojë dhe veshë të dëgjojë” kupton se kush rreh ku. /Gazeta Jonë