Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi nga Korça është pyetur nga gazetarët lidhur me paralajmërimin e presidentit ukrainas se Vladimir Putin i ka vënë syrin Ballkanit për të një konflikt të ri për të shmangur vëmendjen nga pushimit i Ukrainas. Peleshi u shpreh se deklarata e Zelenskyt mund të jetë nxjerrë disi nga konteksti.

“Nuk është ky konteksti besoj, por gjithsesi ka një të vërtetë që pas agresionit rus në Ukrainë situata gjeopolitike, stabiliteti është goditur. Kemi një rikthim në atë që mendonim se nuk do të ndodhte, në politikën e zonave të influencës por ja që agresioni rus në Ukrainë e solli dhe kjo na sjell tronditje të shumë ekuilibrave ndërkohë që në rajone si Ballkani Perëndimor ku ka konflikte të fjetura, rreziku për t’u rizgjuar ekziston.

Tre nga 6 vende të Ballkanit Perëndimor janë anëtarë të NATO, Kosova është vend aspirant, të gjithë vendet duan të bëhen pjesë e BE. Ka shtete si Serbia që e quajnë veten vende neutrale, që në qoftë se do të ishte ndryshe, Ballkani do të ishte më stabël.

Shqipëria si anëtar i NATO është një nga vendet e para në NATO që me këtë buxhet arrin 2% të GDP në vitin që vjen, gjë qe na jep më shumë mundësi të modernizohemi, jo për t’u përgatitur për luftë, sepse nuk e mendojmë këtë skenar, është i papërfillshëm, për shkak të prezencës të NATO në rajon dhe KFOR në Kosovë.

Mbrojta sot realizohet përmes dekurajimit, sa më shumë forcohet ushtarakisht NATO dhe çdo aleat i saj, përmes rritjes së kapaciteteve aq më lart shtyjmë skenarët me të këqij. Bota po ndryshon, Shqipëria është duke ecur drejt një integrimi të shpejtë në BE, anëtarësimi në BE është garancia afatgjatë për Ballkanin Perëndimor” tha ai.