Një shpërthim ndodhi në orët e para të ditës së sotme në “Donald Trump” në zonën e Kamzës. Ishin dy personat, njëri në timon, ndaloi, tjetri me kapuç, e ndezi lëndën plasëse doli me vrap, e hodhi në lokal, u rikthye në makinë dhe ikën me shpejtësi.

Sipas Policisë së Shtetit, një sasi e konsiderueshme eksplozivi shpërtheu rreth orës 04:25, në ambientet e jashtme të një lokali, që ishte marrë me qira nga një 24 vjeçar.

Shpërthimi ka qenë tepër i fortë dhe ka dëmtuar fasadën e lokalit si dhe theu disa xhama të bizneseve pranë.

Fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar nga kjo ngjarje, teksa policia po mbledh provat për të identifikuar autorët e vendosjes së lëndës shpërthyese.

Pronari i lokalit, Oltjon Muçaj është marrë në pyetje nga grupi hetimore për të parë nëse ka konflikte të tjera, por i ka mohuar.