Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur ditën e sotme në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën nacionale Sarandë-Kardhiqte te vendi i quajtur Qafa e Gjinos.

Mjeti i aksidentuar është me targa rumune. Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur gjatë orëve të natës.

Deri më tani nuk është gjendur se kujt i përket kjo makinë pasi drejtuesi e ka braktisur mjetin pas aksidentit.

Në këtë rrugë ka mungesë të theksuar sinjalistike.