
Moderatorja Kiara Tito feston sot ditëlindjen. Me të mbërritur mesnata, Arbana e ka uruar Kiarën së bashku me publikun në studio e më pas edhe një urim nga familja e saj. Por në oborr e priste edhe një surprizë tjetër.
Luizi e surprizoi Kiarën duke i kënduar në një ambient shumë romantik me trëndafila. Kiara e shoqëroi duke kërcyer.
Në fund ajo i dha edhe një puthje në faqe teksa të gjithë banorët janë emocionuar nga surpriza.