Zhvillimi i mëtejshëm i vranësirave do të bëjë që territori shqiptar të përjetojë shira intensivë si edhe stuhi të forta ere duke rrezikuar në shumë zona të ultësirës perëndimore edhe përmbytje. Ndërsa në zonat malore lindore do të ketë edhe reshje të dendura dëbore. Parashikohet që kushtet e paqëndrueshme atmosferike të vijojnë edhe gjatë natës duke bërë që reshjet e shiut dhe dëborës të jenë prezente.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 3°C deri në 18°C. Era do të fryjë e forte si në tokë dhe në det me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor-jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë.