Ndryshe nga si jemi parë ta shohim, energjik dhe plot humor Luizi së fundmi i është dorëzuar Kiarës dhe ka treguar se vuan nga një sëmundje e rrallë.
Në një bisedë veçmas me moderatoren, këngëtari ka rrëfyer se gjatë një vizite që kishte bërë rezultoi që vuante nga një sëmundje e rrallë ku në të gjithë botën janë vetëm 11 klinika të cilat e kurojnë.
“Shkova për të bërë një “chek-up” dhe më doli. Kam ikur në gusht në Bergamo dhe më doli”, tha ai.
“Thonë që është sëmundje e rrallë, 11 klinika janë në botë për këtë. Njëra që jam interesuar ishte e zënë deri në gusht”, shtoi më tej Luizi.
“Do të kisha marrë edhe ty në qafë”, i thotë Luizi Kiarës e cila ja kthen se nëse do ishin bashkë, s’do ta linte kurrë.