Një aksident me dy të plagosur është shënuar pasditen e sotme në rrugën e fshatit Smollik në Bulqizë.

Makina ka përfunduar disa metra në greminë, ndërsa po punohet për nxjerrjen e të plagosurve pasi terreni i thyer e vështirëson punën.

Në vendin e ngjarjes janë dy autoambulanca që pritet të transportojnë të plagosurit.