Mbrëmjen e nesërme në shtëpinë e Big Brother pritet të futen banorë të rinj.

Ashtu si është njoftuar, produksioni do të rifreskojë kastën e personazheve, duke premtuar emocione të reja.

E teksa ende duhen më shumë se 24 orë nga spektakli i radhës kanë nisur të qarkullojnë edhe emrat e parë për dy banorët e rinj. Nga ajo çfarë është mësuar deri më tani, bëhet fjalë për këngëtaren e muzikës popullore Valbona Mema.

Artistja njihet për natyrën e saj sportive plot batuta dhe shaka.

Ndaj edhe pjesëmarrja e saj në shtëpi pritet të ketë dinamika të reja. Ndërkohë një emër tjetër që do të ketë shumë vëmendje është pikërisht shefi i kuzhinës, Alfio Rotani.

Emri i tij muajt e fundit është përmendur shpesh në media, kryesisht për ndarjen e tij nga partnerja, Fatma Methasani. Si një mashkull beqar, baba i një djali, por edhe me një histori të fortë për të zbuluar, Alfio ka shumë për të zbuluar në këtë format. Megjithatë mbetet për t’u pritur spektakli i nesërm për të zbuluar nëse do të ketë të tjerë emra veç tyre që do ti bashkohen shtëpisë së Big Brother.