Deklarimet e bërë nga specialistet e sektorit të serverit në Drejtorinë e Teknologjisë dhë Informacionit kanë ndihmuar Prokurorinë e Tiranës qe të kuptojnë më shume mbi ndërhyrjet në sistemin TIMS.

Ora Neës ka siguruar një material ku në të tregohet se Ervin Muça dha urdhërin për të bërë “back up” në sistemin TIMS. Në deklarimet e shtetases Xh.Çollaku thuhet se me datën 2 gusht 2023 ajo ka qenë në zyrë me shtetasin Enkli Hoxha.

Ajo ka marrë një telefonatë nga drejtori Ervin Muça rreth orës 13:00 u cili më ka komunikuar se duhej të bënin një “back up” të databazës së sistemit TIMS.

Më tej ajo është përgjigjur se nuk kishte kredencialet dhe njohuritë e duhura për këtë veprim.

Sipas deklarimeve Xh.Collaku tregon se drejtori Ervin Muça e ka urdhëruar që të hapeshin portat e USB-së pasi do të hidhej/bëhej procesi i “back up-it” i cili do të behej nga databaza për tek nje hardisk i jashtëm të cilin ia kishte dhënë asaj vetë drejtori. Po ashtu, gjatë shpjegimit, sipas saj, drejtori i ka thënë se do të ruhej në kasafortë në rast të ndonjë sulmi kibernetik.

Më tej në dëshmi thuhet se këtë proces po e bëntë Albana Vrapi specialiste, ku në atë moment në zyrë ka hyrë një nga personat nga AKSHI për të cilën prokuroria e ka identifikuar si Klodian Mazeri. Në këtë proces Mazeri ka ndihmuar Vrapin në ndërhyrjet e sistemit TIMS.

Deklaruesja thotë se ka qëndruar deri rreth orës 20:30 pasi procesi nuk po kryhej se diçka nuk funksiononte.

Të nesërmen e ka telefonuar Albana Vrapi e cila i ka thënë se hardiskun e kishte në tavolinë dhe se porcesi nuk kishte përfunduar. Gjithashtu shtetasja Albana Vrapi në këtë komunikim i ka pohuar se kishin qëndruar deri në orë 24:00.

Të nesërmen, më datë 03.08.2023 deklaruesja kur ka shkuar për në zyrë ka gjetur hardiskun i cili ishte në kompjuter dhe pas kontrollit ka rezultuar se nuk kishte të dhëna. Këtë hardisk ajo e ka vënë në dispozicion të oficerit të policisë gjyqësore.

Gjithashtu, në dosjen e klasifikuar sekret del në pah dhe fakti se ndërhyrja ne sistemin TIMS do të kryhej që në muajin korrik.

Sipas dëshmisë së një specialisti në sektorin e serverave, që prej muajit maj ai tregon se është i punsuar në DTI. Në këtë sektor ai ka për detyrë të adminstrojë serverat dhe problematikat që ato kanë.

Në materialin e siguruar nga Ora Neës thuhet se ai ka treguar se ka kompetenca të plota në fshirje, shtim, dhe korrigjim të të dhënave, dhe të gjitha këto bëhen në bazë të një procedure standarte.

Me interes për hetuesit shihet fakti se më 31 Korrik 2023 ditë e hënë specialisti është telefonuar nga kolegu i tij Ergis Hidri duke e pyetur se si bëhej procedura ” back up” e databazës.

Referuar thënjeve kjo gjë ishtë kërkuar nga drejtori i Teknologjisë dhe Informacionit në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, pasi donin që të kryenin ruajtjen e të dhënave në një hardisk të jashtëm.

Kujtojmë se drejtori i Departamentit të IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe është pezulluar me vendim gjykate nga detyra.

Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, dhe “Hyrja e Paautorizuar Kompjuterike”, pasi ka rezultuar si personi që ka hyrë në sistemin TIMS i paautorizuar dhe ka eksportuar të dhënat e TIMS-it.