“Si ma vërteton që nuk po luan me Kiarën?”, ishte kjo pyetja që Zhaklin Lekatari i bëri Luizit mbrëmjen e të martës. Luizi u betua se nuk po luan dhe bëri një deklaratë të papritur se do të martohej direkt me Kiarën.

Luiz: Unë nuk po luaj me Kiarën. Të betohem me gjithë shpirt. Unë them më fusni një prift dhe martohem direkt me Kiarën në shtëpi. Në qoftë se ka një njeri që është i padurueshëm këtu, jam unë. Unë kërkoj vetëm të mos e vendosim më nën presion, ju lutem. Fjalë të tjera nuk di çfarë t’ju them.