![-900-0-1727108435xcover-ervin-hoxha-web-565](https://gazetajone.com/wp-content/uploads/2024/09/900-0-1727108435xcover-ervin-hoxha-web-565.png)
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në rrugët e kryeqytetit, duke përdorur mjetin inteligjent “Scoud Speed” për të evidentuar dhe ndëshkuar shkeljet e qarkullimit rrugor. Gjatë javës së fundit, sipas njoftimit zyrtar, janë gjobitur 6689 drejtues automjetesh për shkelje si tejkalimi i shpejtësisë, përdorimi i celularit, mosvendosja e rripit të sigurimit dhe parakalime të gabuara.
Megjithatë ky mjet inteligjent, i cili patrullon rrugët 24/7, duket se nuk ka funksionuar të mërkurën pranë SPAK, ku për disa orë rresht rruga u bllokua nga mbështetës të kryebashkiakut Erion Veliaj, teksa shqyrtohej masa arrest me burg nga GJKKO.
Bllokimi i rrugës para Prokurorisë së Posaçme nuk u pasua nga asnjë masë e dukshme ndaj protestuesve.
Policia thekson se është e angazhuar maksimalisht për të garantuar qarkullimin e lirë të automjeteve dhe parandalimin e aksidenteve, por duket se “vigjilenca” e saj ka qenë selektive, duke shmangur ndërhyrjen në një ngjarje që përfshinte mbështetës të pushtetit./gazetajonë